Tragjedia/ Treni përplaset me autobusin në Meksikë, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur (VIDEO)

Tragjedia/ Treni përplaset me autobusin në Meksikë, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së hënës në veriperëndim të Meksikës, ku një tren është përplasur me një autobus me dy kate, duke lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe 45 të plagosur. Ngjarja ndodhi në qytetin Atlacomulco, në një zonë industriale me depo dhe fabrika të mëdha. Agjencia e Mbrojtjes Civile e shtetit të Meksikës njoftoi se ekipet e emergjencës vijojnë punën në vendin e ngjarjes, për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video që tregojnë momentin kur treni me shpejtësi përplaset me autobusin, i cili ndodhej i bllokuar në një kryqëzim pa sinjalistikë apo barriera sigurie. Në video shihet autobusi duke lëvizur ngadalë në një trafik të dendur, ndërsa treni...