Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shqipëria U21 e pafat, Zvicra fiton falë një autogoli të rrallë
Shqipëria U21 ka luajtur sot miqësoren e radhës, këtë herë në transfertë ndaj Zvicrës, e cila fitoi me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi e nisën me këtë formacion titullar: Jukaj, Bashi, Ramaj, Shehu, Fikaj, Ar. Kurti, Fetai, Alili, Osmani, Gudjufi, Toma. Helvetët gjetën të parët golin me Chipperfield në minutën e 27-të, i cili përfitoi nga një gafë e kuqezinjve në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme. Pjesa e parë mbyllet 1-0. Kuqezinjtë barazuan shifrat në minutën e 62-të me Aidon Shehu, i cili shënoi me një goditje fantastike pas topit të marrë nga goditja e këndit. Një skemë perfekte e kuqezinjve. Zviceranët gjetën golin e avantazhit në minutën e 82-të, pas një goditjeje këndi, ku topi...