Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“FIRST DAY”/ Megaoperacioni i i RENEA-s në Elbasan! Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës, 30 të arrestuar, katër në kërkim
Forcat RENEA zhvilluan mëngjesin e kësaj të hëne një megaoperacion në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit. Policia ka dhënë detaje mbi operacionin “First Day”, ku u ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë dhe u procedua penalisht një shtetas. Gjatë operacionit kanë rënë në pranga disa shtetas me banim në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Cerrik. Në kontrollin e ushtruar në banesa u sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, si kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, municion luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara kontrabandë, pajisje elektronike (laptop, tablet, DVR), targa automjetesh...