Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Meksikë, treni përplaset me autobusin, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së hënës në veriperëndim të Meksikës, ku një tren është përplasur me një autobus me dy kate, duke lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe 45 të plagosur. Ngjarja ndodhi në qytetin Atlacomulco, në një zonë industriale me depo dhe fabrika të mëdha. Agjencia e Mbrojtjes Civile e shtetit të Meksikës njoftoi se ekipet e emergjencës vijojnë punën në vendin e ngjarjes, për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. BREAKING 🚨🚨 A train collides with a double-deck bus in Mexico, multiple people dead – VIDEO pic.twitter.com/9xBe3iSxrh — Insider Paper (@TheInsiderPaper) September 8, 2025 Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video që tregojnë momentin kur treni me shpejtësi përplaset me autobusin, i cili ndodhej...