Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
ZYRTARE/ Blind në mesfushë, Elbasani prezanton ish-kapitenin e Laçit
Isi Manellari është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verdheblu. Ai ndërpreu bashkëpunimin me Laçin për tju bashkuar skuadrës së Gvozdenoviç. Mesfushori tashmë ka dalë në stërvitje me verdheblutë duke iu vënë nën urdhrat trajnerit. Për Manellarin pati një interesim edhe nga skuadra e Pogradecit, por interesimi i Elbasanit, bëri që mesfushori pogradecar të zgjidhte të qëndronte në elitë. Në sezonet e fundit, Manellari ka qenë nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Laçit. Me klubin e ri 27-vjeçari ka firmosur kontratë 1 +1. Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb