Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I vërsulet qytetarit që i kujtoi dhunën ndaj policisë, Flamur Noka: Merr një brisk dhe eja
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku Armando Pali dhe Liridon Kraja u ekzekutuan teksa qëndronin në një lokal, është shfrytëzuar politikisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ky i fundit përmes një postimi në facebook, nuk kurseu kritikat për uniformat blu të cilët i etiketon si “policia e karteleve” ndërsa thekson se qytetarët janë braktisur nga autoritetet. “Policia e karteleve Ç’tjetër gjë prisni të ndodhë në një narkoshtet? U shuan duke u vrarë, por policia është në drejtim të paditur. Kupola drejtuese u rri gatitu në këmbë karteleve të drogës. Kërbaçin e kanë vetëm për qytetarët, kurse terrorin patronazhist vetëm ku ka zgjedhje. Misioni për rend e siguri ka mbetur në letër. Qytetarët janë të detyruar të garantojnë vetë sigurinë e familjes së...