“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso”, deklarata e parë e Ragip Gila, autori i vrasjes dyfishe në Shkodër

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso”, deklarata e parë e Ragip Gila, autori i vrasjes dyfishe në Shkodër

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, ka deklaruar Ragip Gila. Në këtë mënyrë është zbardhur deklarata e parë që ka dhënë shtetasi Ragip Gila në polici pasi u arrestua si autori i dyshuar që vrau dy shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja dhe plagosi dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarieren Meri Kaceri. “Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici. Ndërkohë mësohet se i arrestuari gjatë tentativës për...