Rama në takimin me Admiralin Munsch: Shqipëria po ndërmerr hapa për rilindjen e industrisë ushtarake

Rama në takimin me Admiralin Munsch: Shqipëria po ndërmerr hapa për rilindjen e industrisë ushtarake

Kryeministri Edi Rama, ka pritur në një tkaim ditën e sotme komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch. Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili përmes një postimi në Facebook ka theksuar se takimi u zhvillua në kuadër të hapave që qeveria shqiptare po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si dhe për ecurinë e projekteve strategjike si Korridori VIII dhe Porti i Ri i Durrësit. “Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”, shkroi Rama...