Rusia sfidon Trump: Sanksionet nuk do na detyrojnë të ndryshojmë kursin e luftës

Rusia sfidon Trump: Sanksionet nuk do na detyrojnë të ndryshojmë kursin e luftës

“Asnjë sanksion nuk do të detyrojë Rusinë të ndryshojë kursin e luftës në Ukrainë”. Ishte ky mesazhi i Kremlinit disa orë pasi shtetet e bashkuara dhe Bashkimi Europian sugjeruan se po konsideronin sanksione ekonomike shtesë ndaj Rusisë. “Sanksionet nuk do të ndikojnë në ndryshimin e pozicionit aktual për të cilin presidenti ynë ka folur vazhdimisht”, tha zëdhënësi Dmitri Peskov gjatë një konference për gazetarët. Perëndimi ka vendosur me mijëra sanksione ndaj Rusisë përgjatë luftës mbi 3-vjeçare në Ukrainë dhe pas aneksimit të Krimesë në 2014, në përpjekjen për të dëmtuar ekonominë 2.2 trilion dollarëshe dhe për të lëkundur mbështetjen ndaj Putinit, shkruan A2 CNN. Por presidenti rus këmbëngul se ekonomia është rritur më shpejt se ato të vendeve të G7-tës, ndërsa ka urdhëruar bizneset dhe...