Ylli i ri i Real Madrid zgjodhi Milanin, por pas bisedës me Xabi Alonso ndërroi mendje

Ylli i ri i Real Madrid zgjodhi Milanin, por pas bisedës me Xabi Alonso ndërroi mendje

8 Shtator 2025 17:35 Telesport “Defensa Central” ka zbuluar së fundmi një prapaskenë të veçantë nga merkato e kësaj vere, e cila u mbyll zyrtarisht më 1 shtator. Talenti i ri i Real Madrid, Jesus Fortea, zbulohet se ka qenë shumë pranë transferimit te Milan. Mbrojtësi i ri i krahut të djathtë, vetëm 18 vjeç, duket se kishte gjetur gjuhën e përbashkët me klubin kuqezi dhe ishte bindur nga projekti i tyre. Megjithata, situata ndryshoi plotësisht pas bisedës së lojtarit me trajnerin Xabi Alonso, ku i pranishëm ka qenë edhe Alvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid Castilla. Fortea edhe pse ende është pjesë e ekipit të dytë të Real Madrid, konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe, që me siguri shumë shpejt do...