Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kemi ujë vetëm 2 orë në ditë”/ Banorët të lodhur nga situata, ngrenë zërin në protestë: Prej vitesh nuk ka investim
Mungesa e ujit të pijshëm ka ngritur në protestë banorët e fshatit Zemblak të bashkisë Maliq. Ata thonë se furnizohen me ujë vetëm dy orë në ditë ndërsa detyrohen të mbushin ujë në fshatrat përreth. Banorët thonë se shkak për këtë situatë është mungesa e investimit në ujësjellës ndërsa paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave nëse autoritetet nuk marrin masa. Banorët e fshatit Zemblak në bashkinë Maliq kanë protestuar këtë të hënë për mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se furnizohen me ujë vetëm 2 orë në ditë ndërsa detyrohen të shkojnë deri në fshatin Çangonj për të siguruar ujin e nevojshëm për konsum dhe higjienë. Ata thonë se prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në rrjetin e ujësjellësit, janë ankuar por institucionet nuk...