Megaoperacioni i RENEA-s në Elbasan, 30 prej të arrestuarve nisen drejt Tiranës

Megaoperacioni i RENEA-s në Elbasan, 30 prej të arrestuarve nisen drejt Tiranës

Forcat RENEA kanë zhvilluar orët e para të pëmgjesit të kësaj të hënë një megaoperacion në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit, ku në fokus kanë qenë elementët e narkotrafikut. Nga informacionet rezulton se gjatë operacionit janë vënë në pranga 40 persona, ku 30 prej tyre janë nisur drejt qelive të paraburgimit të Tiranës ku do të presin deri në përfundimin e hetimeve.Lexo edhe :Related Posts Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur armë dhe lëndë narkotike. Burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që operacioni të ketë pasur si objektiv ndalimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit. /Vizionplus.tv/