Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani me ftesë të zyrtarëve të qeverisë amerikane zhvilloi takime në SHBA

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani me ftesë të zyrtarëve të qeverisë amerikane zhvilloi takime në SHBA

SPAK ka dhënë informacion zyrtar për vizitën në SHBA të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datat 2 dhe 3 shtator. Altin Dumani u takua me administratorin e DEA-s, Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit. Njoftimi i plotë i SPAK: Drejtuesi i SPAK, z.Altin Dumani me ftesë të zyrtarëve të qeverisë amerikane zhvilloi takime në SHBA WASHINGTON D.C – Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...