Siguria detare/ Aksion nga Komani në Ksamil, 15 mjete lundruese të bllokuara gjatë një jave, drejtuesit gjobë nga…

Siguria detare/ Aksion nga Komani në Ksamil, 15 mjete lundruese të bllokuara gjatë një jave, drejtuesit gjobë nga…

Në një javë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare nga Komani e deri në Ksamil kanë monitoruar dhe kontrolluar 215 mjete lundruese. Sipas bilancit të Policisë së Shtetit, janë bllokuar 15 mjete lundruese për shkelje të ndryshme, konkretisht: 8 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji të instaluar. Ndërkohë drejtuesit janë gjobitur me nga 100 000 lekë secili. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kësaj kohe kanë shpëtuar nga mbytja në det 39 persona (shqiptar e të huaj). Njoftimi i policisë: Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe i kontrolleve të kryera gjatë javës së kaluar, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, janë kontrolluar 215 mjete lundruese, nga të cilat 15 janë bllokuar për shkelje...