Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Rama publikon pamjet e godinës së re të DPSHTRR: Një hap drejt shërbimeve publike moderne
                            Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga godina e re e Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Transportit Rrugor. Ai e cilëson këtë projekt si një tjetër hap përpara drejt ofrimit të shërbimeve publike moderne për qytetarët. Sipas pamjeve të shpërndara, godina e re do të ketë një arkitekturë tërësisht të ndryshuar dhe do të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore dhe moderne. “🏗️🧱Po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve🤝🇦🇱”,  shkruan Rama.