Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nëntë viktima në nëntë muaj, atentatet mafioze që tronditën Shkodrën këtë vit
Nëntë vrasje kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë këtij viti teksa ngjarje të tilla ndikojn në sigurinë në qytet. Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga një atentat mafioz që ndodhi këtë mëngjes në qendër të qytetit veriperëndimor. Viktimë mbeti Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës dhe ish-punonjës i IMT, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit. Të mërkurën e kaluar, në 8 shtator, në zemër të qytetit, u eliminua 34-vjeçari Kristian Kola. Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba...