“Nëndetësja” e Ilir Dajës, mbetet fortesë e pa marrë e Elbasanit

“Nëndetësja” e Ilir Dajës, mbetet fortesë e pa marrë e Elbasanit

Elbasani vjen si kryesues i kampionatit dhe me moralin në qiell. Verdheblutë janë në një moment të artë, ku çdo ndeshje është një provë për të ruajtur ritmin e vendit të parë dhe për të treguar se nuk kanë ndërmend të ndalen. Ky është objektivi madhor i skuadrës: të mbajë kreun dhe të shfrytëzojë formën e mirë që ka kapur. Por përpara qëndron një sfidë e veçantë: Dinamo, skuadra që deri më sot ka qenë tabu për elbasanasit. Për të mbrojtur fronin dhe për të forcuar ambiciet e tyre, verdheblutë duhet të thyejnë më në fund murin blu të kryeqytetit. Një sfidë që përkon me momentin ideal: formë e mirë, besim i lartë dhe një stadium që premton mbështetje masive. Për verdheblutë, kjo nuk është...