Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet shtetasi gjerman, pritet ekstradimi në Zvicër

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet shtetasi gjerman, pritet ekstradimi në Zvicër

Një shtetas gjerman është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafik droge” “ Pastrim parash” dhe “Emigracioni i paligjshëm”. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash”dhe “Emigracioni i paligjshëm”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.