Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Legjislatura e XI e Parlamentit/ Begaj thërret seancën e parë në 12 shtator: Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE
Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, njoftoi presidenti Bajram Begaj, që dekretoi sot seancën e parë. Krahas shkresës, Begaj ndau edhe një mesazh për Legjislaturën e XI-të, që thekson se përkon me një moment historik për vendin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane, shkruan kreu i Shtetit. Mesazhi i Presidentit: Të nderuar deputetë, Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat e vendit, përditësimit të vazhdueshëm të legjislacionit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisjes, respektimit të normave kushtetuese, transparencës, diskutimeve...