Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I kërkuar për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në Muriqan 39-vjeçari gjerman – Pritet ekstradimi në Zvicër
Një shtetas gjerman është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafik droge” “ Pastrim parash” dhe “Emigracioni i paligjshëm”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash”dhe “Emigracioni i paligjshëm”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat...