MINUTA E FUNDIT – Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekreton mbledhjen e Kuvendit të ri…

MINUTA E FUNDIT – Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekreton mbledhjen e Kuvendit të ri…

Të nderuar bashkëqytetarë,Të nderuar deputetë, Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, duke hapur një faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë.Kuvendi është simbol i demokracisë, është hapësira ku ju, të nderuar deputetë, do t’i përkushtoheni përgjegjësisë dhe angazhimeve të marra, është hapësira ku duhet të dëgjohen dhe të respektohen zërat e të gjithë shqiptarëve.Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane. Të nderuar deputetë,Legjislatura e re ka përgjegjësinë e vazhdimit të reformave, ndërlidhjes së funksionit ligjvënës me prioritetet dhe sfidat...