Miratohet udhëzimi për shërbimet e trashëgimisë kulturore, tarifat e reja deri në 500 mijë lekë

Miratohet udhëzimi për shërbimet e trashëgimisë kulturore, tarifat e reja deri në 500 mijë lekë

Hyn në fuqi udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrisë së Financave që përcakton tarifat për aplikimet, shërbimet arkeologjike dhe pajisjen me dokumentacion nga Arkivi Teknik.Udhëzimi “Për miratimin e tarifave dhe të mënyrës së përdorimit të tyre për shërbimet që kryhen nga instituti kombëtar i trashëgimisë kulturore” është botuar në Fletoren Zyrtare.Sipas udhëzimit, tarifat e reja synojnë të rregullojnë procedurat dhe të formalizojnë pagesat për shërbimet që IKTK ofron për publikun, kompanitë dhe institucionet. Tarifat përfshijnë aplikime për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore, gërmime arkeologjike, sondazhe, mbikëqyrje restaurimesh dhe dokumentacion teknik.Aplikimi për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore materiale do të kushtojë 10,000 lekë, pavarësisht nga lloji i objektit apo zona e mbrojtur ku ndodhet.Tarifa për zhvillime transformuese në territor do...