Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spiropali viziton Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë: Mbështetje nga Kuvendi për arsimin special
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, vizitoi Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë, ku u prit nga drejtori i institucionit, Emiliano Lule. Instituti, i vetmi në Shqipëri që ofron arsim special dhe integrim për fëmijët e verbër dhe ata me vështirësi në shikim, ndjek ciklin 9-vjeçar për rreth 70 nxënës dhe ofron kujdes e edukim 24 orë në ditë. Gjatë vizitës, Spiropali përgëzoi mësuesit dhe drejtuesit për nismën “Zëri Mund të Shkojë Aty Ku Shikimi Nuk Mundet!”, ku lexues vullnetarë dhurojnë zërin e tyre për të krijuar një bibliotekë zanore që u mundëson fëmijëve të mësojnë përmes dëgjimit. “Jam e lumtur që në këtë institut ka pasur investime të reja dhe përkujdesje të shtuar,” tha Kryetarja e...