Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Elona Caslli: Babai më erdhi në ëndërr… ma preku kokën e djersitur…
Elona Caslli Nga Elona Caslli Babai më erdhi në ëndërr. Ma preku kokën e djersitur e më tha- Çfarë ke bir?! Jam lodhur babë. Jam lodhur prej kohës. M’i ka këputur mendimet kjo kohë e mbrapshtë. Babai ma fërkon kokën si dikur e unë përgjumem në prehrin e tij. Hap sytë të shoh babanë. Babai është tretur bashkë me diellin në muzg. Mes ëndrrës dhe jetës, sytë e mi të ujshëm luten: Eja më shpesh në ëndërr babë! ObserverKult Lexo edhe: ERNESTO SABATO ISHTE KRENAR PËR PREJARDHJEN E TIJ, NË PARIS E KËRKONTE GRAMATIKËN E GJUHËS SHQIPE