Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja McGonigal “vazhdon të përbëjë lajm botëror”. Në konferencën për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në korrupsionin ndaj , Charles McGonigal, të cilin sipas tij e përdori kundër opozitës. Sipas kryedemorkatit, kryeministri Rama nuk hetohet në Shqipëri për shkak se mbrohet nga SPAK. “Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal. Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e...