Lufta në Ukrainë/ Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu

Lufta në Ukrainë/ Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu

Sot ose nesër, liderët europianë do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Lajmin e konfirmoi vetë Donald Trump, i cituar nga BBC, i cili shtoi se do të flasë së shpejti edhe me presidentin rus Vladimir Putin ndërsa sinjalizoi se administrata e tij ishte gati të kalonte në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Moskës. Ideja e sanksioneve të reja u përshëndet menjëherë nga kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje vendeve evropiane të ndalojnë blerjen e energjisë ruse. Këto zhvillime vijnë në kohën kur Rusia ndërmori bombardimet e saj më të mëdha ajrore në Ukrainë deri më tani gjatë luftës, duke vrarë katër persona dhe duke goditur ndërtesën kryesore...