Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Operacioni anti-drogë në Elbasan/ Sëmuret njëri nga të arrestuarit, dërgohet në spital
Njëri nga 30 personat e arrestuar në Elbasan gjatë operacionit anti-drogë në këtë qark, është ndjerë keq gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Elbasan. Identiteti i tij nuk dihet për momentin, por mësohet se i arrestuari në fjalë ka shfaqur shqetësime. Nuk dihet konkretisht se çfarë simptomash ka patur. Megjithatë, policia lajmëroi ambulancën për të shkuar në ambientet e drejtorisë. Prej andej u dërgua në spital nën shoqërinë e forcave policore. Gjatë operacionit të sotëm në qarkun e Elbasanit, u arrestuan 30 persona nga 39 masa sigurie në total. Aksioni kishte të bënte me goditjen e shpërndarësve të drogës.