Policët zhvatën një shitës shqiptar droge, çështja përfundon në parlament: Kjo ngjarje është shumë e rëndë

Policët zhvatën një shitës shqiptar droge, çështja përfundon në parlament: Kjo ngjarje është shumë e rëndë

Disa oficerë policie të një task-force kundër krimit në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani akuzohen se kanë zhvatur një shitës droge nga Shqipëria. Çështja është cilësuar shumë e rëndë dhe ka përfunduar për diskutim në parlamentin e landit të Vestfalisë Nga Oliver Auster, Rheinische Post Akuzat ndaj katër policëve të skuadrës së veprimit “Prios” pritet të shqyrtohen të enjten në Komisionin e Brendshëm të Parlamentit të landit. Grupi parlamentar i socialdemokratëve (SPD) ka kërkuar një “diskutim 15-minutësh”. Ministri i Brendshëm, Herbert Reul i CDU, pritet të raportojë mbi gjendjen e hetimeve, dhe më pas anëtarët e komisionit mund të bëjnë pyetje. Pyetje pritet të ketë mjaft. Për shembull, sa kohë ka zgjatur supozimi i veprimeve të oficerëve të njësisë së zonave problematike – dhe kush...