Foto – Ky është truproja e Erogen Brajoviç që mbeti i vdekur në atentatin në Shkodër

Foto – Ky është truproja e Erogen Brajoviç që mbeti i vdekur në atentatin në Shkodër

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Geridon Kraja, një prej dy viktimave të atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës. Kraja është truproja e Erogen Vasos, alias Brajoviç, i cili dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit. Geridon Kraja Erogen Vaso po konsumonte një kafe me mikun e tij Armando Pali, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit. Pali është një ish-punonjës i IMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Nga plumbat i plagosur mbeti dhe objektivi i dyshuar i atentatit, Erogen Vaso, si dhe kamarierja e lokalit. Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej me motor, të cilin e braktisi në vendngjarje për t’u larguar më pas me një automjet....