Ndeshja Shqipëri – Letoni/ Policia me plan masash, ja rrugët që bllokohen

Ndeshja Shqipëri – Letoni/ Policia me plan masash, ja rrugët që bllokohen

Policia e Shtetit ka njoftuar një plan të posaçëm masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Letoni, që do të zhvillohet më 9 shtator në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Policia njofton se për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara, si banderola raciste, fishekzjarre, flakadanë, monedha metalike, çakmakë dhe karikues celularësh. Një masë e re është përdorimi i pajisjeve anti-dron, me një apel nga Policia për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë rreth stadiumit, pasi do të rrëzohen. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n dhe institucionet e tjera, janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e...