Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Orikum, përmbyset një automjet pranë Portit të Jahteve
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot pranë Portit të Jahteve në Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik tek qytetarët që ndodheshin në zonë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, makina ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, për arsye ende të paqarta. Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, e cila transportoi drejt spitalit drejtuesin e mjetit, i cili ka mbetur i plagosur. Deri më tani, nuk ka informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve në zonë. Ky aksident ngre sërish shqetësimin për sigurinë rrugore dhe kujdesin e drejtuesve të automjeteve, sidomos në zona me trafik të lartë si Orikumi gjatë sezonit...