Humb jetën në QSUT 58-vjeçari nga Maliqi/ Familjarët: Nuk ishte aksident, por vrasje

Humb jetën në QSUT 58-vjeçari nga Maliqi/ Familjarët: Nuk ishte aksident, por vrasje

Një 58-vjeçar nga fshati Rëmbec i Maliqit ka ndërruar jetë ditën e djeshme në QSUT, pas 15 ditësh në gjendje kome. Viktima, Jorgo Ajredini, u dërgua më 13 gusht nga familjarët në spitalin e Korçës me plagë në kokë dhe, për shkak të gjendjes së rëndë, u transferua menjëherë në Tiranë. Fillimisht, policia e Korçës e referoi ngjarjen si aksidentale, duke dyshuar se 58-vjeçari ishte goditur nga kali. Por familjarët hedhin poshtë këtë version dhe ngulin këmbë se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Ata thonë se Ajredini u gjet pranë fushës së sportit të fshatit, i hedhur në një kanal, me plagë të shumta në kokë,në ballë, pas veshëve dhe në nofull. Dyshimet e tyre shtohen edhe nga dëshmia që i ndjeri dha...