“Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia njofton planin e masave të sigurisë, ja akset rrugore që do të kufizohen

“Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia njofton planin e masave të sigurisë, ja akset rrugore që do të kufizohen

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit ndërkombëtar Shqipëri-Letoni, që do të zhvillohet më 9 shtator 2025 në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Policia do të sigurojë shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve të ekipit të Letonisë që nga aeroporti i Rinasit, deri në hotel, stadium dhe kthimin drejt aeroportit. Gjithashtu, do të sigurohet edhe shoqërimi i futbollistëve të ekipit shqiptar brenda stadiumit. Në funksion të garantimit të rendit publik, do të kryhen kontrolle të detajuara në stadium dhe në mjediset përreth për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara si fishekzjarre, lëndë piroteknike, sende të forta, dhe objekte të tjera që mund të shkaktojnë shqetësime. Policia...