KQZ i kthen përgjigje kompanisë postare: Tërhiq “presionin” për kamatvonesat, nuk paguajmë pa vërtetuar nëse e keni kryer shërbimin

KQZ i kthen përgjigje kompanisë postare: Tërhiq “presionin” për kamatvonesat, nuk paguajmë pa vërtetuar nëse e keni kryer shërbimin

Pak ditë pasi DHL i kujtoi Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve se nuk e kishte paguar për shërbimin e kryer që mundësoi votën e diasporës, ka ardhur dhe përgjigja e kryekomisionerit  Ilirjan Celibashi. Në shkresën e siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, kreu i KQZ fillimisht i kërkon kompanisë postare te tërheqë “presionin” për kamatëvonesat, e më pas të caktojë një njeri për përmbushjen e detyrimeve kontraktore. Kryekomisioneri njofton operatorin postar se  vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ dhe se ato janë tashmë në sistem (por as janë pranuar dhe as nuk janë refuzuar) nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa. “Sikurse edhe në çdo kontratë tjetër...