Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Sonte fillon edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë
Për vite me radhë në Kosovë, fusha e artit dhe kulturës ka dominuar tej mase në vendin tonë, e me këtë dinamikë do të vazhdojë edhe në Suharekë, ku sonte do të nisë edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë, e që do të vazhdojë deri më 12 shtator, shkruan KultPlus. Festivali i Teatrove do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, dhe sikurse ceremonia hapëse që do të fillojë në ora 19:00, edhe shfaqjet përgjatë këtij festivali do të shfaqen në të njëjtin termin. Organizatorët kanë njoftuar se shfaqjet e këtij edicioni janë në këtë përbërje: 08.09.2025 – Pacienti i Dr. Frojdit, që do të interpretohet nga Teatri i Tetovës. 09.09.2025 – Marrë – Dhëniet, që do të interpretohet nga Teatri...