Plagosën me thika e goditën me grushte baballarët e njëri-tjetrit, arrestohen dy të rinjtë në Durrës (Emrat)

Plagosën me thika e goditën me grushte baballarët e njëri-tjetrit, arrestohen dy të rinjtë në Durrës (Emrat)

Rodriko Elezi 22 vjeç dhe Aldo Dubraku 23 vjeç janë arrestuar na Policia e Durrësit lidhur me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Spitallë ku dy familje u konfliktuan njëri-tjetrin për motive ende të paqarta. Rodriko Elezi akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka plagosur rëndë me thikë 47-vjeçarit M. Dubraku, gjithashtu babai i të arrestuarit Aldo Dubraku. Aldo Dubraku akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka goditur me grushe duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë 46-vjeçarin R. Elezi, babai i të arrestuarit Rodriko Elezi. “Plagosën rëndë 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e...