Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Humbi jetën nga breshëria e kallashnikovit/ Ky është viktima e dytë e atentatit në Shkodër (FOTO)
Sigurohet foto e viktimës së dytë nga atentati i ndodhur pak orë më parë në Shkodër. Personi që shihni në foto është Liridon Kraja, një nga personat që mbeti i plagosur nga breshëria e kallashnikovit, por që humbi jetë më pas. Kujtojmë se viktima e parë ishte Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq) dhe një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi.