Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Apeli rrëzon kërkesën e Metës për lirim nga qelia! Ish presidenti mbetet në burg
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim, ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.