Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Ilir Metën
Kryetari i Partisë së Lirisë mbetet në qeli, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve. Ilir Meta akuzohet për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Top Channel