Meta në burg, Cakrani: Drejtësia vegël politike, nesër dorëzojmë kërkesë të re për revokimin e masës

Meta në burg, Cakrani: Drejtësia vegël politike, nesër dorëzojmë kërkesë të re për revokimin e masës

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, lidhur me ankimimin e bërë nga ai kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë së dhënë më herët nga Shkalla e Parë, duke lënë Metën në qeli. Meta ka kundërshtuar vendimin e GJKKO-së, e cila la në fuqi “arrestin me burg”, me argumentin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve. Në ankimimin e dorëzuar në Apel, Meta dhe mbrojtja e tij e cilësojnë këtë vendim të pajustifikuar, duke theksuar se hetimet tashmë janë të përfunduara dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet e tyre. Avokati Kujtim Cakrani e cilësoi vendimin e Apelit për të lënë...