Dyshimi i mjekëve të QSUT, ja pse u shtrua në spital Dumani

Dyshimi i mjekëve të QSUT, ja pse u shtrua në spital Dumani

Kanë dalë dyshimet e para mbi situatën e shtrimit me urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë në QSUT-ë të bashkëpuntorit të prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani. Teksa kanë kryer një seri analizash laboratorike, mjekët e spitalit të urgjencës qëndrore, kanë krijuar bindje të fortë se shëndeti i Nuredin Dumanit, është përkeqësuar për shkak të një intoksikacioni ushqimor. Të paktën deri në mëngjesin e sotëm kjo ka qënë diagnoza bindëze që mjekët kanë dyshuar, për rastin e Nuredin Dumanit.Megjithatë në orët e mesditës së sotme, mjekët do njihen me të gjitha analizat e kërkuara në laboratorin qëndror, për të krijuar një rezyme më të plotë rreth kësaj situate të krijuar dy ditë më parë. Nuredin Dumani ka konsumuar karkaleca të ndenjur, të cilat kishte disa ditë...