Spanja e papërmbajtshme, turpëron Turqinë, De la Fuente: Ishim perfekt

Spanja e papërmbajtshme, turpëron Turqinë, De la Fuente: Ishim perfekt

Spanja nuk di të ndalet, janë thjesht të papërmbajtshëm, perfekt në këtë rrugëtim në kualifikueset e Botërorit. “Furia e Kuqe” dhuroi një spektakël të vërtetë ofensivë përballë Turqisë, triumfuan me rezultatin e thellë 6-0 duke vërtetuar se janë ata ekipi më në formë në Evropë. Ekipi i De la Fuentes e nisi sfidën “zjarr” duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 6-të, me Pedrin që finalizoi plot klas një aksion të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Goli i dytë, në minutën e 22-të, i finalizuar nga Merino ishte një manual i vërtetë futbolli, një gol për katalog. Spanja nuk u mjaftua me kaq, por në limitet e pjesës së parë, sërish Merino, sërish pas një aksioni shumë të bukur realizoi golin...