Viti i ri shkollor/ Në Korçë dhe Berat më pak nxënës ulen në bankat e shkollës

Viti i ri shkollor/ Në Korçë dhe Berat më pak nxënës ulen në bankat e shkollës

Në qarkun e Korçës, këtë të hënë kanë nisur mësimin 19,340 nxënës të arsimit fillor dhe te mesem.. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Arsimit, numri i nxënësve është 784 më pak se një vit më parë, rënie që lidhet kryesisht me lëvizjet demografike dhe uljen e lindshmërisë. Në klasën e parë këtë vit janë regjistruar 1450 nxënës, ndërsa në klasën e dhjetë 1540 nxënës kanë nisur gjimnazin. Megjithatë, shifra e raportuar nga DRAP bie ndesh me atë të Sindikatës së Mësuesve në Korçë, e cila pak ditë më parë deklaroi se në nivel qarku ka mbi 3 mijë nxënës më pak. Zyrtarisht, drejtoria mohon mbylljen e shkollave, por burime të tjera bëjnë me dije se rreth gjashtë shkolla janë mbyllur në gjithë qarkun....