Atentati në Shkodër, kryebashkiaku kërkon ndëshkimin më të ashpër: Kam kontaktuar Ministrin e Brendshëm

Atentati në Shkodër, kryebashkiaku kërkon ndëshkimin më të ashpër: Kam kontaktuar Ministrin e Brendshëm

Për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur në qendër të Shkodrës ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci. Në një postim në rrjetet sociale, ai bën të ditur se ka kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin. Beci apelon se kjo ngjarje kriminale duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit. “Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit. Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla”,...