Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

Reykjavik, Islandë – Në zemër të veriut, aty ku natyra e egër islandeze takohet me luksin e modës, supermodeli Elton Ilirjani ndezi dritat e pasarelës në hapjen e Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025. I njohur për stilin e tij të guximshëm dhe praninë magnetike, Ilirjani hapi zyrtarisht javën e modës duke ecur për Icewear, një ikonë e trashëgimisë islandeze e interpretuar me një estetikë moderne e avangarde. Me një lëvizje të vetëm, ai e ktheu pasarelën në një manifest të elegancës pa kufij. Më pas, Ilirjani u shfaq edhe për Arabesque Boudoir Maison, duke mishëruar estetikën e tij të sofistikuar dhe duke i dhënë dimension ndërkombëtar një prej emrave më premtues të dizajnit e cila ka punuar për kolosët e modës si YSL dhe Versace....