Republika e Maqedonisë së Veriut, feston sot 34-vjetorin e pavarësisë

Republika e Maqedonisë së Veriut, feston sot 34-vjetorin e pavarësisë

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 34 vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran. Shpërbërja e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), pjesë e së cilës ishte vendi, ndodhi si rezultat i një vargu trazirash politike në fillim të viteve të 90’ta të shekullit të 20-të. Në referendumin që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Pas shpalljes së pavarësisë, shtetësinë e Maqedonisë, ndër shtetet e para, e pranuan Turqia dhe më pas edhe shtetet e tjera. Pas votimit të deklaratës për sovranitet të shtetit, Kiro Gligorov u zgjodh presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë. Në...