Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave (Emri)

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave (Emri)

Është rënduar bilanci i atenatit të regjistruar mëngjesin e sotëm, ku ka shkuar në dy numri i viktima. Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital edhe shtetasi Geridon Kraja, i cili njihej si truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç). Ndërkohë, në vendin e ngjarjes humbi jetën edhe shtetasi Armando Pali, i cili është punonjës i IMT-së në Shkodër. Erogen Vasos (Brajoviç) dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit, i cili mbeti i plagosur, së bashku me një grua, e cila dyshohet se ishte kamariere në lokal. Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, brenda një lokali duke shkaktuar panik tek klientët dhe qytetarët. Autori u fut brenda lokalit dhe zbrazi breshërinë e kallashnikovit dhe më pas u largua me motor....