Dy të vrarë dhe dy të plagosur, kush është autori i atentatit në Shkodër, kishte dalë nga burgu pak muaj më parë

Dy të vrarë dhe dy të plagosur, kush është autori i atentatit në Shkodër, kishte dalë nga burgu pak muaj më parë

Lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, burime policore bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër. Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet. Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur. Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa dy janë plagosur. I vdekur ka mbetur Armando Pali dhe Lirodon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Ky i fundit bashkë me kamarieren e lokalit kanë mbetur të plagosur. Sipas raportimeve shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen...