Viti i ri shkollor/ Presidenti Begaj: Shkolla e fortë formëson qytetarë të ditur

Viti i ri shkollor/ Presidenti Begaj: Shkolla e fortë formëson qytetarë të ditur

Urimet për çeljen e vitit të ri shkollor, Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, i përcolli nga shkolla e tij e vendlindjes në fshatin Gosë. Presidenti Begaj u takua me nxënës, mësues e prindër gjatë vizitës në këtë shkollë, nga ku uroi suksese në mbarëvajtjen e mësimit dhe edukimit, duke theksuar rëndësinë që ka shkolla në formësimin e individit dhe shoqërisë dhe në kultivimin e vlerave njerëzore. “Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur. Qytetarët e ditur ndërtojnë shoqëri të zhvilluar, të ardhme të ndritur dhe Shqipëri të fortë. Uroj, besoj dhe shpresoj që ju të jeni një brez që e do gjuhën shqipe, ka pasionin e dijes, përqafon teknologjinë, çmon dhe respekton njëri-tjetrin”. Një mesazh të veçantë Presidenti i Republikës përcolli...