Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Masakër me dy të vrarë dhe dy të plagosur në mes të Shkodrës/ Kapet autori i atentatit mafioz, si tentoi t’i ikte policisë
Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci nga një atentat mafioz i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal në qendër të Shkodrës. Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës, si dhe i riu Gredion Kraja, shoqërues i Eugen Vasos. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit. Një person me skafandër është arrestuar në zonën e njihur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes. Ai dyshohet se është autori i ngjarjes. Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine...